Çiftet çojnë shtetin në gjykatë, duan dasmë me mbi 100 të ftuar
Pandemia e Covid-19 ka vështirësuar jetën e të gjithëve. Nëshumë biznese, aktivitete dhe ceremoni ka imponuar komplikime, përfshirë dhedasmat.
Dy çifte në New Yourk kanë kërkuar të drejtën e tyre nëgjykatë për të mbajtur dasmat në vendin që ata dëshirojnë dhe me numrin emysafirëve që duan.
Pamella Giglia dhe Joseph Durolek kanë caktuar datën e dasmësmë 22 gusht. Çifti po vijon betejën ligjore për të kundërshtuar urdherin ekzekutivpër Covid-19, që kufizon dasmat deri në 50 të ftuar ose më pak.
Nëse kjo dasmë do të lejohet të bëhet mund të jetë njëngjarje e madhe"- paralajmëroi Dr.Howard Zucker, komisioneri shëndetësorshtetëror, në një deklaratë të shkruar.
"Edhe nëse një vend premton të zbatojë protokolle përdistancimin social, dhe të sigurojë që të ftuarit të vendosin maska gjatë gjithëkohes, ekzistojnë kufij praktikë për aftësinë që një vend ka për të përmbushurkëto vendime ku organizohen tubime të mëdha, ku 175 miq dhe familjarë do tëbashkohen nga vende të ndryshme"- shkruan Zucker.
Ndërkohë gjykata kalejuar një çift tjetër, Jenna DiMartile dhe Justin Crawfod të zhvillojnë dasmëne tyre me një numër të kufizuar të ftuarish, për shkak se data ishte caktuar mëherët.
Procedimet ligjore filluan përsëri në 31 korrik, ku dy çiftetdhe ministri David Shamenda paditën Gov.Cuomo, Prokurorin e Përgjithshëm tështetit Letitia James, Ekzekutivin e Qarkut Erie Mark Poloncarz dhedepartamentin e shëndetit të qarkut.
Sipas ankesës të paraqitur në rrethin verior të New York,paditësit thanë që zyrtarët po shkelnin të drejtat kushtetuese të dy çifteveduke parandaluar dasmat e tyre me më shumë se 50 mysafirë.