Koronavirusi mbyll maternitetin në Lushnje, në Kukës po preken të rinjtë


Koronavirusi  ka depërtuar në Spitalin e Lushnjes duke detyruar mbylljen e maternitetit.

Një mjek gjinekolog mësohet se karezultuar pozivit për covid 19, ndërsa pjesës tjetër të stafit i është marrëtamponi.

Vizitat mjekësore të grave shtatzënado të zhvillohen në ambulancat dhe qendra shëndetësore të qytetit, si dhe nëmaternitetin e Fierit.

Kukësi, është në një përballje të vështirë me koronavirusin.

Numri i rasteve aktive shkon mbi 100, ndërsa ekspertët ngrënë alarmin se ka rritje të të infektuarve mes moshave të konsideruar të reja.

Por, pavarësisht shtimit të rastevendërgjegjësimi qytetar mbetet ende larg zbatimit të masave anti COVID.

Në mjediset e hapura publikeqytetarët dalin të shoqëruar pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen emaskave sidomos në tregje.

Edhe në mjedise të mbyllura njëpjesë e mirë e qytetarëve nuk vendosin maska mbrojtëse duke bërë që numri i tëinfektuarve të jetë më i madh.

Shqetësuese vijon të mbetët grumbullimi pa masa mbrojtëse gjatë pjesmarrjes në cermonitë mortore. 

Që nga rasti i parë i konfirmuar pozitiv në mesin e muajit  mars e deri tani në Kukës  janë infektuar 166 qytetarë ndërsa kanë ndërruar jetë  3 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

https://youtu.be/ezKnwyjGmD4