Aksident në Shkodër: Përplasen tre makina, 6 persona në spital
Njëaksident i rëndë rrugor ku u përfshinë 3 automjete la të plagosur 6 shtetas, dyprej të cilëve në gjendje të rëndë që u dërguan në spitalin rajonal tëShkodrës.
Përplasjau shënua në aksin rrugor Shkodër - Han i Hotit në fshatin Vrakë.
Njëautomjet tip Golf, një Porche dhe një BMW x6, ishin mjetet e aksidentuara,ndërsa morën lëndime personat që ndodheshin brenda tyre.
Grupihetimor dhe efektivët e rrugores që mbërritën në vendngjarje nisën hetimet mbishkaqet e këtij aksidenti, ku në pyetje u morën drejtuesit e mjeteve, si dhe undërtua skema e përplasjes.
Dyshimet epara janë që shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit të jenëshkaktarët kryesorë, ndikuar edhe nga kufizimi i pamjes si pasojë e errësirësnë rrugë.
Megjithatëkonkluzioni përfundimtar ende nuk është dhënë nga policia e cila vijon tëpërballet me aksidente të shpeshta në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Rruganacionale Shkodër - Han i Hotit edhe pse përshkon në të gjithë kilometrat e sajzona të banuara, ajo vuan mungesën e shumë elementeve të sigurisë dhe një ngaproblematikat më të mëdha është shpejtësia në lëvizje e mjeteve.
