Përfundon drama në kufi: Drejt Greqisë me test Covid dhe numër i kufizuar
Mesnata mes të dielës e të hënës, 17 gusht shënoi fundin e krizës kufitare dhe torturës katër ditore të emigrantëve shqiptare që jetojnë e punojnë në Greqi.
"Më datë 16.08.2020, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 3602 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 397 në hyrje dhe 3235 në dalje" informon policia kufitare.
Ora 06:00, kur hynë në fuqi rregullae reja të lëvizjes i gjeti pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës bosh.
Nga sot, çdo shtetas që do të futet në Greqi, duhet të jetë i pajisur me përgjigje negative për Covid 19, të 72 orëve të fundit, duhet të ketë bërë aplikimin online dhe do ti nënshtrohet karantinimit 7 ditor.
Nga Kakavija do të lejohen tëkalojnë 750 udhëtarë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300.
Por ata që u paraqitën pranë pikavekufitare ishin shumë më pak
Ne Kakavije 4 makina, ne Kapshtice autobusi me 2 pasagjer- Deri në mesditë në Kakavijë kishin kaluar vetëm 4 automjete, ndërsa në Kapshticë një autobus kishte vetëm dy pasagjerë.
Ata ishin të pajisur me përgjigjen e kërkuar se nuk mbartnin koronavirus, por nuk kishin informacion për detyrimin se duhet të vetëkarantinohen në vendin fqinj.
Kakavija e Kapshtica janë dy pikat e vetme nga të cilat do të bëhet lëvizja tokësore drejt Greqisë, ndërsa orari i punës do të jetë nga 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes.
Mijëra emigrantë, mes të cilëve fëmijë e të moshuar mbetën të bllokuar në dy pikat kufitare duke prodhuar krizën më të madhe të viteve të fundit në kufi me Greqinë, një dramë njerëzore deri në kufijtë e krizës humanitare.
Faleminderimi i Rames- Permes facebook Kryeministri percolli falenderimet për të gjithë ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë
Dokumentet e duhura per te kaluar - Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
- Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
- Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/
Te gjitha lajmet mbi sfilitjen qe qytetaret perjetuan per 5 dite ne Kakavije
