Shmanget tragjedia në Itali, shqiptari tentoi të hidhej nga dritarja, e shpëton policia

Policia italiane ka arritur të shmangë atë qëmund të quhej një tragjedi.

Një shqiptar ka tentuar të vetëvritej duke uhedhur nga dritarja e e katit të dytë të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Pedagna të Italisë, kudyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ishin karabinierët që me anë të bisedave në telefon kanë mundur ta qetësojnë shqiptarin dhe më pas ai të heqë dorë nga tentativa e vetëvrasjes, shkruan Il Resto del Carlino.

Më pas, ai është marrë nën kujdes nga mjekët,të cilët e kanë shtruar në spital, për kontrolle të tjera.