Me dorën e zgjatur për pak lekë, rrugët e Tiranës mbushen me lypës, bashkia inekzistente

Ështëbërë e përditshme që gra, burra e fëmijë të mbushin rrugët e Tiranës, me dorënshtrirë ndaj kalimtarëve që mund t’u falin ndonjë lek apo diçka për të ngrënë.E në këtë situatë bashkia e Kryeqytetit, që ka për detyrë të kujdeset duket seështë inekzistente.

Rrugët e Tiranës për disa persona janë kthyernë vendet e vetme ku mund të fitojnë disa të holla.

Në çdo rrugë të Tiranës sheh gra, burrae fëmijë,  të cilët zgjasin dorën për paklekë.

Të strukur hijeve ata presin ndihëm ekalimtarëve pasi bashkia që duhet të kujdeset për këtë kategori i ka lënë nëmes të rrugëve.

“Kamnë djalë me 4 fëmijë, por ai luan bixhoz. Ku mbahet familja me një kilogramoriz.”

E ulur ashtu mes pluhurit, vapës, infeksionevedhe në shumë raste mes përbuzjes së njerëzve, kjo zonjë ka arritur të sigurojëvetëm këtë kafshatë bukë.

Diku më tej është një tjetër që pret çdoditë për një monedhë. Ai nuk mund të flas, por me gjuhën e trupit tregon qartëse çfarë e ka detyruar të dalë në rrugë.

Dikush del vetëm e dikush me fëmijën nëkrah.

Prania e medias i tremb e largohen përtu fshehur diku.

Ashtu të lodhur mund t’i zërë edhegjumi.

Ka edhe fëmijë që futen mes makinave përtë fituar disa të holla.

E ndrojtur nga kamera, kjo zonjë tregonse kjo është mënyra e vetme për tu ushqyer.

“Jemipa bukë.”

Në këtë gjendje janë thuajse të gjitharrugët në Tiranë, dikush mbledh materiale ricikluese në kazanët e mbeturinave etë tjerë të ulur në tokë presin dikë që tu zgjasë dorën, ndërsa institucionet përkatësejanë inekzistente.