Dosja 339: Gjykata lë në burg ish-komisionerët e Shijakut

Gjykata e Durrësit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 19 ish komisionerët e arrestuar nga SPAK të akuzuar për  kryerje të krimeve zgjedhore.

Për  11 prej komisionerët, përfaqësues të Partisë Socialiste, Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe asaj Republikane është lene ne fuqi masa  “arrest në burg”.

Për shtate të tjerë është caktuar masa “arrest në shtëpi” dhe për dy prej tyre masa e “detyrimit për paraqitje”.

Për dy ish komisonere një i Partisë Demokratike dhe një i Partisë Socialiste të cilet rezultuan se kishin ndërruar jete ka pushuar hetimi.  

Gjithashtu gjykata nuk ka pranuar  kerkesën e prokurorit të cështjes Madrit Kullolli për ndryshim të masës nga arrest shtëpie në arrest me burg për Armelid Zekën, një nga personat që ka pranuar në përgjime se ka hedhur ne kutite e votimet vota fiktive .

Ky procedim është një nga fraksionet e dosjes së famshme “339”. Sipas Spak komisionerët e akuzuar për “votim më shumë se një herë, ose pa u identifikuar” kanë lejuar me dashje persona të ndryshëm të votonin në emër të votuesve që ndodheshin jashtë shtetit ditën e zgjedhjeve.

SPAK ka provuar se komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Shetël të Bashkisë Shijak kanë lejuar të votohet për 22 persona që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Në të njëjtën mënyrë, komisionet e qendrës së votimit të pozicionuar në kopshtin e fshatit Rubjek kanë lejuar të votohej për 7 persona.

Në përgjegjësi penale është marrë edhe një qytetar, që akuzohet të ketë votuar për persona të tjerë.

Në përgjimet e papublikuara të dosjes 339, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK,  protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”.

Në një bisedë të datës 25 qershor, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.

Lexo edhe: “Dosja 339”: Zgjedhjet u manipuluan, SPAK provon se “votuan” 52 persona që ishin jashtë shtetit

https://youtu.be/caKesU5dlUM
https://youtu.be/4gGeGGWasN8