Ish kryeministri Sali Berisha poston në facebook denoncimin që i ka mbërritur në facebook ku zbulohet një skandal i vërtetë, si po planifikohet falimentimi i RTV Ora dhe Ora News.

Sipas denoncimit është vendosur të zëvendësohen rojet e sigurisë duke caktuar një pagë prej 15 mijë eurosh, katerfishin e parave qe shpenzohen tani. Sipas këtij denoncimi biseda është bërë në zyrat e ministrisë së Brendshme.

Berisha: Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora News! Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar: 15 000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani. Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb

Pershëndetje doktor, Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora News. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15 mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve. Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora News me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem. Respekt per ju familjarisht.

Reagon bordi

Ndërkohë, bordi drejtues i TV Ora dhe Ora News në përgjigje të postimit të ish kryeministrit Berisha bën të ditur se nuk e ka një informacion të tillë. Por nëse realizohet një veprim i tillë e cilësojmë një akt të papranueshëm dhe një cenim të radhës të lirisë së medias dhe tentativë për mbyllje të televizionit.

ARB security ka bashkëpunuar prej vitesh me RTV Ora dhe pa asnjë problem, ndaj dhe zëvendësimi i tyre do të shkaktonte një akt të paprecedentë si dhe do të shoqërohet me protesta të punonjësve në mbrojtje të së drejtës së medias.