E njohu në funeralin e djalit të saj, 75-vjeçarja dhe 21-vjeçari më të dashuruar se kurrë

Një djalë 21-vjeçar është martuar me një grua 54vite më të madhe, dy javë pasi u njohën në varrimin e djalit të të moshuarës nëvitin 2015.

Gary Hardwick ka qenë 17 vjeç, kur e njohu Almedën nëvarrimin e djalit të saj, ndërsa ajo ishte 71 vjeç. Para se djali të njihteAlmedën, ai kishte qenë në një lidhje me një grua tjetër 77-vjeçare.

Së fundmi, përmes një video në “Tik Tok”, Gary Hardwickka treguar se bashkëshortja e tij ka pësuar një sulm në zemër. Ai i kërkon tëgjithëve që të luten për shëndetin e 75-vjeçares sepse momentalisht ishte nërrezik për jetën.

Pas martesës dhe në vazhdim, çifti nga Tenesi kanëndarë shpesh herë video në rrjetet sociale duke i vërtetuar të gjithëvedashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Gary është shprehur dikur se dashuria e tij përAlmeda është "më e thellë se oqeani".

Në përvjetorin e katërt, Gary i ka bërë një dedikimtë veçantë asaj duke u shprehur:

"Katërvjet më parë, si sot, unë ia dhashë zemrën dhe shpirtin gruas që ma vjedh atëpa pushim çdo ditë. Deri në ditën kur e njoha, nuk e mendoja kurrë se mund tëdashuroja dikë kaq shumë. Ne kemi pasur shumë ulje-ngritje, por të gjitha ikemi kapërcyer pa kthyer kokën prapa. Kjo gjë na ka bërë më të fortë”.

Për një media të huaj ai ka folur edhe për jetën seksuale: Ajo është gruaja e ëndrrave të mia. Edhe marrëdhënia jonë seksuale nuk mund të ishte më e mirë se kaq.