Kujt i ngjan Duam dhe çfarë do të bëjë ajo pasi të mbarojë koronavirusi, Miriam Cani e ka një përgjigje për të gjitha
MiriamiCani është një ndër këngëtaret më të pëlqyera tw show biz-it shqiptar. Nëseflasim për ëmbëlsi dhe thjeshtësi këto i gjejmë te ajo. Së fundmi këngëtarja ika dhënë mundësinë ndjekësve të saj në “Instagram” t’i bëjnëpyetje të ndryshme dhe një ndër ta ishte kurioz të dinte arsyen pse ajo ështëkthyer në Shqipëri duke lënë Gjermaninë. Këngëtarja i përgjigjet duke i thënëse nuk është kthyer përgjithmonë dhevazhdon jetën midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke qënë se aty ndodhet familjae saj. Sigurisht për Miriamin nuk është e lehtë të braktisë Gjermaninë pasi atyajo ka jetuar që në moshën 5 Vjeçare.
“Më duhet të pranoj që këto muaj më ka marrshumë malli për familjen time e cila jeton në Gjermani. Po ashtu dhe për jetëndhe miqtë e mi në Heidelberg. Kur të kalojë kjo situatë e vështirë gjëja e parëqë do bëj me Amelin dhe Duam është tëtakojmë familjen. Më mungojnë ata shumë.”
Ndër pyetjet e shumta që gjenden në “Instastoryt” e Miriamit ishte dhe pyetja klishe tashmë se kujt i ngjan Duam, asaj apo Albanit. Mirëpo nga përgjigjeja e dhënë duket se mendimet e njerëzve e kanë bërë dhe Miriamin konfuze,pasi disa i pohojnë që ai është një kopje e mamit dhe disa të kundërtën. Gjithsesi ajo e pranon që Duam duket si Albani.

