Kalaja së Porto Palermos e lënë në harresë, këtë viti i mungon gjallëria e turistëve

Me qindra mijëra turistë nga e gjithë bota idrejtohen Kalasë së Porto Palermos çdo vit, për të njohur historinë e Pashaittë Janinës.

Kalaja në formë trekëndore, e vendosur nëgjirin e Porto Palermos, ka një pamje piktoreske.

Gjallëria e turistëve të zonës këtë vit po i mungon Kalasë, e cila si rrallëherë duket e lënë në harresë nga sytë kureshtar që e vizitojnë çdo vit për tënjohur jetën private dhe jo vetëm të Ali Pashait dhe Vasiliqisë.

“Këtë vit është ndryshe situata ngagjendja e pandemisë. Te kalaja ka shumë pa vizitorë. Pak të huaj, bjellorus dheukrainas.”

Kështjella e dashurisë, me copëza të rëndësishme historie në çdo pjesë të saj,ka zënë vend në shumë libra të shkrimtarëve botëror, që janë afeksionuar pasbukuri e të Kalasë dhe historisë mbresëlënëse.