Lezhë, plazhi i Tales një destinacion i parapëlqyer për pushuesit ditorë

Nëse kërkon hapësira të bollshme publike dhe distancim social, plazhi i Tales në Lezhë është zgjedhja e duhur.

Kjo zonë turistike është shumë pak eshfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet.

Më shumë se 12 km vijë bregdetare është nëshërbim të pushuesve të cilët janë kryesisht ditor.

Ata udhëtojnë nga qytete të tjera të vendit për të kaluar disa orë pranë bregdetit, pavarësisht se për shkak të pandemisë këtë vit numri i tyre është shumë i ulët.

Pushuesit vlerësojnë maksimalisht plazhin e Talës, teksa kërkojnë më shumë rregull dhe pastërti.
“Rëra është shuam e mirë, njerëz ka pak, jemi shumë të kënaqur.”

“Rëradhe plazhi është shumë i mirë. Vetëm njerëzit duhet ta mbajnë pastër.”
Nga viti në vit bregdeti i Tales po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ukthyer një nga destinacionet e pëlqyera nga pushues vendas e të huaj.