Drejtuesit e mjeteve nën radar, në pak orë pezullohen 18 leje drejtimi, 21 gjoba dhe 2 arrestime
Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nënefektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe policirrugor janë në detyrë.
Ky është apeli që i bën policia rrugore të gjithëqytetarëve, por kryesisht drejtuesve të mjeteve të cilët gjatë fundjavavelëvizin edhe në orët e vona të mbrëmjes edhe pasi kanë konsumuar alkool.
Gjatë kontrolleve ka rezultuar se drejtuesit emjeteve ecin me shpejtësi 145 km/h - 164 km/h në rrugët inter-urbaneTiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë duke u kthyer në njërrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën edrejtuesit.
Si rezultat i kontrollit me radar, vetëm përpak orë janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara,janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tejnormave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masaadministrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.
Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimipër drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vënë në pranga dy drejtuesmjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjetipa leje drejtimi.