Rikthehen temperaturat e nxehta, ja parashikimi i motit për nesër

Pas disa ditëshluhatje të temperaturave, vendi ynë do të dominohet nga kushte të qëndrueshmeatmosferike.

Dita e nesërmedo të kushtëzohet nga kthjellime gjatë gjithë ditës pothuajse në të gjithëterritorin.

Por gjatë pasdites, në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të vranësirave të pakta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 16°C deri në 39°C.

Era do fryjëe lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimorduke krijuar dallgëzim 3 ballë.