PS firmos me opozitën parlamentare votimin e “5 qershorit”, Gjiknuri thërret Këshillin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 22:02
Ashtu siç kishte parlajmëruar, kryeministri Edi Rama pasi nuk arriti të merrte konsensusin e plotë të opozitës parlamentare për të votuar në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit, ka siguruar numrat e mjaftueshme për të votuar atë.
Pasditen e sotme, marrëveshjes së 5 qershorit ju shtua një marrëveshje e dytë e 21 korrikut mes PS dhe opozitës parlamentare, përmes të cilës ka marrë konsensus të pjesshëm për votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe konsensusin e plotë për ndryshimet kushtetuese.