Mësuesi çifut ndalon vajzat t’i japin biçikletës sepse është “provokative”

Një mësues çifut ka ndaluar vajzat mbi 5 vjeç t’i japin biçikletës në disa zona të Izraelit – duke e konsideruar veprimin “të turpshëm”.Ai tha se një gjë e tillë mund të shkaktojë një dëm të madh në “modestinë” e tyre dhe se biçikletat bëjnë që vajzat të ulen në një mënyrë që meshkujt e shohin si “provokative”, sipas Arutz Sheva 7.Urdhëri i shpërndarë në sinagogat e lagjes Nahloat shkruante: “Informojmë prindërit se janë të detyruar të ndalojnë vajzat e tyre nga mosha pesë e sipër të sillen në këtë mënyrë të jashtëligjshme”.Të prekur nga ky rregull janë të gjithë anëtarët e degës Haredi të Judaizmit.Në dhjetor të vitit të kaluar mësuesit çifutë bën kërkesë që gratë në qytetin Bnei Brak të Izraelit të studionin në shkollë të lartë, sipas raportimeve nga Yeshida Ëorld Neës./Oranews.tv/