Ndërron jetë elefanti më i vetmuar në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2016, 18:27
Një elefant “i vetmuar” i cili ka qënë subjekti i një fushate për ta shpëtuar atë nga izolimi, ka ndërruar jetë në një kopsht zoologjik të Japonisë në moshën 69 vjeçare.Hanako ishte dhuratë e qeverisë tailandeze në 1949 dhe ka jetuar vetëm në Parkun Inokashira në Tokio që në vitin 1954.Elefanti u kthye në një atraksion të njohur turistik për shkak të lidhjes me rojtarin e tij, që më pas u bë novelë e serial televiziv, raporton Bangkok Post.Kritikët e nxitën qeverinë japoneze ta dërgonte Hanakon në një kopsht të Tailandës për të kaluar ditët që i kishin mbetur për të jetuar me kafshët e tjera, madje firmosën dhe një peticion, por sipas Tokios elefanti ishte shumë i vjetër për të udhëtuar.
/Oranews.tv/