Jennifer Lopez, pronarja e re e shtëpisë 28 milionë dollarëshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2016, 15:29
Jennifer Lopez ka blerë një nga shtëpitë më mahnitëse të Los Anxhelosit.Këngëtarja 46 vjeçare është pronarja e re e kompleksit ekskluziv në lagjen e Bel-Air. Variety vuri re se ylli i muzikës pop i kishte sytë te banesa me shtatë dhoma gjumi, 13 tualete, dy pishina, fushë golfi e një amfiteatër .Këtë të shtunë, burime nga TMZ kanë konfirmuar se ajo bleu pronën por me ulje çmimi.Shtëpia e Bel-Air kushtonte rreth 40 milionë dollarë por sipas TMZ, Jennifer pagoi 28 milionë dollarë.
/Oranews.tv/