Djali futet në kosh për shaka, “zhduket” në një botë tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2016, 18:56
Ky djalë i vogël tentoi të bënte një shaka, që mesa duket nuk shkoi siç duhet.Video e filmuar në Zyrih të Zvicrës tregon se si ai futet në një kosh plehrash, por më pas zhduket.Personat që po regjistronin klipin, të tmerruar e pyesin nëse është aty dhe a mund të marrë frymë.Djali është aty, vetëm se ka rënë në një botë tjetër. Koshi publik hapet në pjesën e poshtme për të derdhur mbeturinat nëntokë në momentin që kapaku mbyllet. Më pas vjen paniku!
/Oranews.tv/