Ekspertët pikasin leopardët e dëborës me kamera infrared
Leopardët e dëborës janë parë shpeshherë në veriperëndim të Kinës, në rajonin autonom Xinjiang Uygur.Dhjetëra vullnetarë që prej vitit 2014 kanë nisur një aksion për pikasjen e tyre. Gjatë ditës është e pamundur që t'i filmosh ndaj ata kanë vendosur kamera infrared 100, në një sipërfaqe prej 100 km katrorë në malet Nanshan."Po mbledhim të dhëna dhe mendoj se deri në fund të muajit prill kemi pikasur më shumë se 20 luanë mali në këtë zonë, që është shumë pranë zonave të banuara" tha Xing Rui, kreu i ekipit të kërkimit vullnetar.Xing shpjgoi se ekipi i tij do të identifikojë leopardët e dëborës, në mënyrë që të mësojë më shumë rreth sjelljes së tyre, pikat e afrimit me zonat e banuara për të ditur sa të rrezikuar janë njerëzit që jetojnhë atje.Leopardët e dëborës janë kafshë në rrezik zhdukjeje dhe njihen gjerësisht si kafshë që duan të rrinë në vetmi dhe janë kafshë aspak sociale. Ata fshihen gjithnjë në male dhe pranë zonave me dëborë.Sipas ekspertëve, në natyrë gjenden rreth 5 mijë leopardë dëbore, kryesisht në Tianshan, Pamir Plateau dhe Himalaje./Oranews.tv/