Eva Longoria: Ju tregoj disa detaje nga dasma ime
E mesa duket pas dasmës përrallore Eva Longoria i është rikthyer jetës së përditshme, por së pari nuk ka harruar të japë një intervistë ku të ndajë me publikun momente nga ceremonia martesore.Aktorja latine e cila kurorëzoi dashurinë me miliarderin Meksikan Jose Antonio baston, që njekohësisht është edhe pronari i Televisa, flet për revistën Hello, duke ju referuar fillimisht fustanit."I kërkova Victorias që të dizenjonte fustanin tim"- thotë Eva "Sepse dëshiroja që ai të ishte shumë i veçantë dhe të punohej me dashuri, dhe e dija që Victoria do të bënte gjithçka me dashuri".E më pas Eva Longoria, një aktore që tani është kthyer në producente, flet për ceremoninë: "Dëshironim të martoheshim në shtëpinë tonë dhe të bënin një dasmë shumë private. Ne të dy kemi qenë të martuar edhe më parë, kështu që e dime se një dasmë nuk është një martesë, është vetëm një festë e vogël, prandaj zgjohëm një vend ku dasma s’do të kthehej në nje event, por ne thjesht do të festonim dashurinë tonë".Jose Antonio po ashtu është edhe babai i tre fëmijëve nga martesa e mëparshme që po ashtu ishin të pranishëm në ceremoni. Eva shton: "Dy vajzat dhe djali i tij ishin të vetmit në festë. Vajzat më shoqëruan mua drejt altarit, dhe fëmijët na ndihmuan me unazat. Nuk jam martuar vetem me Jose por me të gjithë familjen e tij, kështu që lumturia e tyre ishte qendra e vëmendjes sime."Permendim se më parë Eva Longoria ka qenë e martuar me Tyler Christopher, aktorin amerikan nga 2002-2004, dhe më pas me basketbollistin Tony Parker nga 2007-2011.
/Oranews.tv/