Kylie Jenner mohon t'i ketë dhënë 2 milionë dollarë Tyga
Kylie Jenner nuk është një nga ato vajza tipike që pret të dalin thashetheme të reja për të e më pas të mos humb rastin t'i adresojë me statuse banale të Twitter. Rastet kur ajo përgënjeshtron fjalë të thëna janë shumë të rralla.Megjithatë duket se 18-vjeçarja është prekur kur ka dëgjuar lajmet se ajo i ka dhënë Tyga 2 milionë dollarë, për tu përshtatur me stilin e jetësës së saj. Po ashtu shtohej se tani që çifti janë ndarë, Kylie po i kërkon reperit paratë e saj, sepse e ndjen veten ngushtë, e për më tepër ai i detyrohet.Ylli i televizionit shkruan në Twitter se të gjitha këto janë gënjeshtra. Menjëherë sapo u bë publik lajmi se Kylie i kishte dhënë Tyga 2 milionë dollarë, nisën për përfliteshin edhe dhuratat e shtrenjta që ai i kishte bërë. Një ndër to është edhe makina e bardhë Ferrari, që Tyga i ka kushtuar 320 mijë dollarë. Kjo ka qenë dhurata që ish i dashuri i beri Kylie Jenner ditëlindjen e saj të 18-tëMomentalisht ylli reality show-t The Kardashians, është parë të shoqërohet me PartyNextDoor, një reper jo shumë i famshëm nga Kanada. Ai është 22-vjeç, dhe është në të njëjtën lagje me Kylie Jenner. Çifti janë parë të kalojnë kohë gjatë fundjavës dhe të shkrepin foto për rrjetet sociale./Oranews.tv/