Funerali i pazakontë për “Mbretëreshën e Ciganëve”
Mund të cilësohet si një nga ceremonitë më të çuditshme të përcjelljes për në banesën e fundit.“Mbretëresha e Ciganëve” Ruby Pearl Marshall u përcoll me një karvan të gjatë automjetesh dhe një karrocë me kalë në fillim.Ceremonia nuk përfundin këtu.Një ditë pas ceremonisë, të premten u dogjën katër ruleta për nder të saj.Akti është traditë qindra vjeçare e ciganëve. E moshuara kishte 52 nipër dhe 11 stërnipër.Gruaja ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare më 12 maj pas problemeve në zemër dhe në veshka. Për ceremoninë e saj u angazhuan limuzina të shumta, madje edhe policia. Më shumë se 60 kurora u vendosën mbi arkivol.Gjatë përcjelljes u luajt edhe muzika e saj e preferuar.Përveç luleve mbi varr, u hodhën edhe pëllumba të bardhë dhe balona në formë zemre.E gjithë historia është regjistruar në Britani.
/Ora News/