Qentë besnikë refuzojnë të largohen nga foshnja që ndërroi jetë
Qentë besnikë të kësaj familjeje refuzuan të largoheshin nga shtrati i foshnjës së sëmurë në momentin që ajo ndërroi jetë.Nora Hall ishte vetëm 5 muajshe kur prindërit e saj u detyruan t’i jepnin fund jetës së saj pas një tumori të rëndë që e la në koma.Vogëlushja ndërroi jetë në spitalin e Minneapolis, ndërkohë që prindërit i qëndruan pranë orët e saj të fundit.“Nora jonë e ëmbël mori frymë për herë të fundit dje rreth orës 3.45 të pasdites. Ajo vdiq me dy qenushët e saj në këmbë dhe me prindërit e saj të cilët i kënduan dhe i thanë se sa shumë e donin. Ajo iku pa dhimbje apo frikë”.- shkruan në Facebook mamaja e saj, Marry Hall.Qentë kishin luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjes së familjes dhe rrëmbyen vëmendjen e rrjeteve sociale.Ato u lejuan në spital për shkak të natyrës serioze të sëmundjes së Norës dhe morën pëlqimin e stafit./Oranews.tv/