Botës po i mbaron orizi

Pritet që shumë shpejt bota të vuajë nga një krizë e madhe e orizit, për shkak të kushteve klimaterike ekstreme .Moti i nxehtë dhe përmbytjet të shkaktuara nga sistemi El Nino vazhdojnë të prekin të mbjellat në Indi, Pakistan, Tailandë dhe Vietnam, ku rritet 60% e gjithë orizit në botë.Rezervat e grurit në këto vende janë parashikuar të bien në 19 milionë ton deri në fund të këtij viti , nga një kulm prej 43 milion ton në vitin 2013.Dr Samarendu Mohanty nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Orizit tha për Independent:“Nuk ka dyshim që situata është shumë e vështirë dhe kjo do të shkaktojë rritje të kërkesës. Zgjerimi i kësaj krize varet nga çfarë ndodh gjatë sezonit të musoneve. Nëse shkon keq në Indi dhe Indonezi, dhe kulturat nuk grumbullojnë ujë, atëherë na presin telashe”.Sezoni i musoneve në Indi zgjat nga Korriku deri në Shtator dhe furnizon deri në katër të pestat e shiut vjetor të vendit./Oranews.tv/