Ja cila është maska që eliminon gropat e syve, zbardh lëkurën dhe eliminon rrudhat e imëta

Kjo maskë në masë të madhe rigjeneron lëkurën, eliminon enjtjen e gropave të syve. Ndikon shumë butë në lëkurë nën sy dhe nuk irriton asnjë tip lëkure.Ju nevojiten 2 lugë patate të freskët të grirë butë në rende dhe 2 copë fasha.Vëreni pataten grirë në rende në copët e fashave (nga një lugë në secilën fashë), pastaj përdoreni maskën në zonën përreth syve në atë mënyrë që fasha të qëndrojë sipër patates.Lëreni maskën në fytyrë 20-30 minuta. Pastaj hiqeni dhe lajini me ujë të ngrohtë apo me çaj kamomili. Përdoreni maskën 2–3 herë në javë.