"Messi i vogël" mund të rrëmbehet

Familja e djalit të njohur afgan  në të gjithë  botën për bluzën  e tij plastike që mbante emrin e futbollistit  Leo Messi është  detyruar të largohet nga Afganistani pasi djali i vogël  Murtaza Ahmmadi 5 vjeç,  është bërë objektiv për tu grabitur.Babi i tij tha se janë detyruar të largohen nga  Afganistani si shkak i telefonatave të shumta mbi djalin e tyre. ‘’Më kanë telefonuar me numër anonim duke më thënë se përse po e mësoj djalin tim të luajë futboll në vend që ti flas për Kuranin’’. Ai shprehet se ata zgjodhën të largohen në Pakistan pasi Afganistani nuk është më një vend i sigurtë për atë dhe fëmijët e tij.Kjo ka ndodhur për arsye sigurie, pasi pas famës së djalit të vogël ata janë kërcënuar. Murtaza Ahmadi u kërkua dhe u gjet pas publikimit të një fotografie me bluzën e improvizuar prej plastmasi. Ishte e vështirë gjetja e djalit pasi fotografia ishte vetëm me shpinë, por përkushtimi virtual bëri të mundur gjetjen e tij. Por kjo famë që i solli bluza e tij unike ka ndihmuar edhe kërcënuesit që ta identifikojnë dhe ta detyrojnë të largohet nga zona me konflikte të shumta të armatosura.Si fillim ata udhëtuan në kryeqytetin e Pakistanit,Islamadad, por nuk mund të qëndrojnë  gjatë atje për shkak të kostos së lartë të jetesës.mesimesi 3