Eneda Tarifa harron këngën gjatë performancës në Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 20:34
Pasi u kritikua për anglishten e saj gjatë intervistës në Amsterdam, Eneda Tarifa ka përjetuar një tjetër moment të sikletshëm.Këngëtarja shqiptare, e ftuar në eventin “London Eurovision Party” është ngjitur në skenë për të performuar këngën “Fairytale”.Por gjërat nuk shkuan pikërisht siç duhej kur Eneda harroi një pjesë të këngës gjatë performancës së saj në Londër.Video tregon se si në minutën 3:08, ajo përsërit dy herë refrenin. Megjithatë si një profesioniste e vërtetë ajo e mori situatën nën kontroll në mënyrë që problemi të mos kuptohej.
/Oranews.tv/