Butani e ka gjetur lumturinë....5 minuta me vdekjen!
Në kryeqytetin e Butanit Thimphu kanë gjetur një zgjidhje për lumturinë: të mendosh çdo ditë 5 minuta për vdekjen.Në fakt, të gjithëve na ndodh të mendojmë për këtë, por jo ta fusim në programacionin ditor.Historinë e rrëfen Eric Weiner për BBC-në, i cili shkruan se pas mbërritjes në këtë vend, ishte i sëmurë, si gulçim, marramendje, mpirje të duarve dhe të këmbëve. Ai shkoi menjëherë tek një mjek i quajtur Karma Ura. Mjeku i tha se nuk kishte asgjë dhe se frikërat e tij ishin të pabaza.“Ju duhet të mendoni për vdekjen pesë minuta çdo ditë”, ishte porosia e mjekut Ura. “Kjo do t’ju shërojë”, shtoi ai.Përgjigja e shtangu gazetarin britanik, ndërsa mjeku i tha se njerëzit në Perëndim nuk kanë prekur asnjëherë kufoma apo njerëz të kalbur."Por, pse unë duhet të mendoj për diçka kaq të dëshpëruar?"-pyeti gazetari."Njerëzit e pasur në Perëndim, nuk kanë prekur trupat e vdekur, plagë të freskëta, gjëra të kalbura. Ky është një problem. Kjo është gjendja e njeriut. Ne duhet të jemi të gatshëm për momentin kur do të pushojmë së ekzistuari”.Mbretëria e Butanit është një vend pa dalje në det në Azinë Jugore, që ndodhet në skajin lindor të Himalajeve. Ai kufizohet në veri nga Kina dhe në jug, lindje dhe perëndim nga India. Vendi po rritën prodhimin e brendshëm bruto.


/Ora News/