Iluzion optik: Çfarë ngjyre janë zemrat?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 17:42
Një iluzion tjetër optik që vërteton se sa pak në dimë për mënyrën se si funksionon truri jonë është bërë viral në internet.Dy zemrat në foto duket sikur kanë tërësisht ngjyra të kundërta- njëra ngjyrë vjollcë dhe tjetra portokalli në të kuqe.Megjithatë të dy format kanë në fakt të njëjtën ngjyrë - rozë të ndezur.Autori i videos të publikuar në Bite Size Psych shpjegon se është vendosja e vijave gjeometrike ajo që mashtron trurin tonë të shohë diçka që në të vërtetë nuk ekziston.“Nëse zmadhoni foton do të shihni se vijat gjeometrike nuk janë e njëjta ngjyrë, disa janë blu e disa jeshile. Janë pikërisht ato që i bëjnë zemrat të duken përkatësisht vjollcë dhe portokalli,”- shprehet ai.
/Oranews.tv/