Zjarrfikësi shpëtoi një vajzë të vogël, ja çfarë bëri ajo pas 17 vitesh

Disa vite më parë, një zjarrfikës i quajtur Mike Hughes shpëtoi vajzën 9 muajshe Danielle Davison kur në shtëpinë e saj ra zjarr.Por kjo histori mbresëlënëse nuk përfundon me kaq.“Ku ne arritëm, pjesa më e madhe e shtëpisë ishte e pushtuar nga flakët. Unë e gjeta Danielle të mbështjellë në shtratin e saj”- shprehet Mike.Pasi kishin kaluar disa vite, zjarrfikësi donte të mësonte se çfarë ndodhi me fëmijën që ai shpëtoi.Mike e gjeti atë në Facebook dhe i çoi këtë mesazh: “Mendoj se të shpëtova nga një zjarr kur ti ishe ende një vajzë e vogël”.Që atëherë, ai dhe Danielle nuk ndaluan së foluri; Mike u bë si një baba i dytë për të.17 vite pas ngarjes, Danielle ftoi Mike në ceremoninë e saj të diplomimit si shpëtimtarin dhe mikun e saj të ngushtë.Mike u përlot kur dëgjoi fjalimin emocionues të vajzës në ceremoni: “Prezenca e Mike këtu është vërtetë e rëndësishme për mua. Unë gjithmonë qaj nga lumturia kur mendoj se si çdo gjë mund të kishte qënë shumë ndryshe. Nuk do të isha këtu po mos të kishte qënë për ty”.97055-R3L8T8D-650-2 97105-R3L8T8D-650-3/Oranews.tv/