Panda gjigande që do forcojë marrëdhëniet bilaterale
Një panda gjigande bebe që ka lindur në Malajzi vitin e shkuar është quajtur më në fund "Nuan Nuan" që nënkupton "Nxehtësi" në gjuhën kineze. Ky është simbol i ngrohjes së marrëdhënieve mes Malajzisë dhe Kinës.Emri i pandës është Nuan Nuan, që mban nënkuptimin e Ramah mesra, marrdhënie miqësore dhe diplomatike" shpjegon Ëan Junaidi bin Tuanku Jaafar, ministri malajzian për burimet natyrore dhe zhvillim, në një konferencë për shtyp.Për ti vendosur emrin Nuan Nuan, është pritur për muaj me radhë. Ai është emri i përzgjedhur mes 22830 sugjerimeve të mbledhura nga muaji nëntor i vitit të shkuar deri më sot tha ministri Jarfar.Zgjedhja ka marrë edhe aprovimin e Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve në Kinë dhe është aprovuar me ligj të veçantë edhe nga Kryeministri i Malajzisë Najib Razak dhe kabineti i tij qeveritar.Oh Teik Peng, mësuese në një shkollë ishte ajo që kishte sugjeruar emrin Nuan Nuan dhe fitoi konkursin për emrin më të bukur, duke theksuar se ky emër përfaqëson më së miri karakterin e pandave gjigande si dhe marrëdhënien e shkëlqyer mes dy vendeve.Banda gjigande bebe ka lindur më 18 gusht të vitit 2015 në kopshtin zoologjik kombëtar në Malajzi. Prindërit e saj, Xing Xing dhe Liang Liang, mbërritën në Malajzi në formë huajë në vitin 2014, duke shënuar edhe 40 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes Kinës dhe Malajzisë./Oranews.tv/