Ylli i Harry Potter shpenzon paratë e filmit për vajza e makina, ironizon në Twitter
Ylli irlandez i Harry Poter ka postuar në Twitter një deklaratë ironizuese pasi mamaja e tij i tregoi Gjykatës së Lartë se si ai shpenzoi 800 mijë paund të fituar nga filmat për makina, pije dhe vajza.“Pije!! Makina!! Vajza!!”- shkruan Devon Murrey.Aktori është paditur nga ish agjenti i tij për "zhvatje" të 230 mijë të parave që që ka marrë nga rolet e tij në filma të njohur.27 vjeçari i cili luante djaloshin e pafat Seamus Finnigan në të 8 seritë e Harry Potter tani jeton vetëm me 970 paund në muaj.Mamaja e aktorit, Fidelma Murray tha në gjykatë: “Ai ishte një adoleshent, pinite,shkonte me vajza dhe blinte makina. Unë kam vetëm një fëmijë. Nuk do të zemërohem me të për këtë”.E prekur ajo tha se djali i saj tanimë merr vetëm 1 mijë paund nga 8 filmat e Harry Potter. Duke shtuar se familja ishte në vështirësi financiare ajo u shpreh: “Ne pothuajsë humbëm shtëpinë tonë”.Sipas saj familja e tyre nuk ka para mjaftueshëm për të paguar avokatë për padinë e agjentit Neil Brooks që u zhvat nga Murrey-t.
/Oranews.tv/