Ekspozita Vetjake e Blidos, pas 14 vitesh mungesë sjell në GKA 100 tablo
Piktori Llambi Blido pas 14 vitesh mungesë sjell në galerinë e arteve Ekspozitën Vetjake. Në 100 piktura artisti prezanton dy periudha të ndryshe të Shqipërisë atë të viteve 1960 dhe atë të 1990.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 13 mars.Në 100 tablo vjen e prezantuar Shqipëria e dy periudhave të ndryshme.Është artisti Llambi Blido i cili në Galerinë e Arteve sjell Shqipërinë e dy kohëve atë të viteve 1960-1990 dhe atë të ditëve të sotme.Ekspozita e parë Vetjake në Galerinë e Arteve ishte parashikuar të hapej në vitin 1988 por u anulua pasi gjysma e veprave të tij u ndaluan të ekspozohen.Llambi Blido: “Zgjidhja temat e mia që më pëlqenin. Sigurisht në raste të caktuara jam detyruar të bëj edhe gjëra që përputheshin me kërkesat e propagandës nëpërmjet artit. As nuk i shkonte mendja njeriut që mund të bënte vizatime abstrakte të cilat mund t’i çonte në ekspozitë sepse ata nuk vlerësoheshin fare, quheshin një gjë pa asnjë vlerë”.Kuratori i ekspozitës Ylli Drishti rrëfen se ekspozita në mënyrë të përmbledhur paraqet dy periudhat kryesore të cilat ndajnë krijimtarinë e artistit:Ylli Drishti: “Në periudhën e parë artisti pas mbarimit të studimeve ndjejnë prirjen për një stilizim ekstrem të imazhit në përdorimin e ngjyrave fluide që krijojnë atmosferën e një ëndrre apo të një misteri. Shembuj të punimeve të kësaj periudhe janë dy veta të galerisë si pjesë e koleksionit të saj. “Portet vajze Alma”, si dhe punime “Portreti i Noelit”, “Vajza e vogël duke fjetur”, “Vajza me libër”, “Fedra rozë”.Krijimtaria e artistit Llambi Blido pas humbjes së shikimit pësoi një reduktim, por ai nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 13 mars . /Oranews.tv/