Adoleshenti gjen pjesë të avionit MH370 në Zimbabve

Pjesë nga avioni malajzian MH370 janë gjetur nga një adoleshent afrikano-jugor dhe që tashmë janë dërguar në Australi për tu testuar, a janë apo jo pjesë të avionit të linjës Malaysia Airlines të zhdukur 2 vjet më parë.18 vjecari Liam Lotter, ishte me pushime me familjen e tij në Mozambik në dhjetor të vitit të shkuar, kur pikasi i parë pjesëza në dukje të një avioni. Familja e tij e mori këtë pjesë me vehte gjatë kthimit në shtëpi, në Afrikën e Jugut."Ata kanë konfirmuar se numrat serialë mbi të ishin boing 777. Ndaj ne kemi dyshime nëse mund tëjetë avioni i fluturimit MH370, sepse në këtë pjesë, nuk është rrëzuar asnjë avion tjetër" tha Liam.Edhe një tjetër pjesë avioni, që dyshohet se i përket avionit në fjalë, është gjetur po në Mozambik javën e shkuar. Pjesa e gjatë metalike në ngjyrë të bardhë është testuar nga zyrtarët në Australi, dhe do të ndihmojë autoritetet malajziane dhe përfaqësues të kompanisë së prodhimit Boeing, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për mbetje të avionit "Malaysia Airlines"."Shpresoj që të jetë pjesë e ëtij avioni sepse kanë kaluar2 vjet tashmë dhe familjet ende nuk dinë asgjë për familjarët e tyre, se ku janë ata. Ndaj shprsoj që kjo pjesë që kemi gjetur, të hedhë dritë në zbardhjen e këtij misteri" tha Lotter.Avioni i fluturimit MH370 u zhduk më 8 mars të vitit 2014, me 239 pasagjerë dhe anëtarët e bordit në të, gjatë fluturimit nga Kuala lampur drejt Pekinit.Besohet se ai është përplasur në ujërat e Oqeanit Indian.