Dëgjonin muzikë me volum të lartë në avion, pesë pasagjere përleshen
Një pasagjer ka filmuar sherrin në avion gjatë fluturimit nga Baltimore për në Los Anxhelos ditën e mërkurë."Lufta" ka nisur kur dy pasagjere femra të dehura ishin duke dëgjuar muzikë me volum të lartë dhe po bezdisnin të tjerët.Dyshja refuzoi të ulte volumin duke bërë që në grindjen e tyre të përfshihej dhe një pasagjere e tretë.Një zëdhënës i linjës ajrore Spirit Airlines konfirmoi se disa pasagjerë i kërkouan palës të ulte muzikën por në vend ta bënin këtë ato ngritën magnetofonin duke e valvitur në ajër.Ndërkohë që shumë udhëtarë u larguan nga përleshja, të tjerët kanë filmuar me telefona celularë incidentin."Njëra nga gratë u godit me grusht në fytyrë dy herë prandaj ne u hodhëm për ta ndaluar.Sapo u ulëm policia arrestoi 5 pasagjeret që u përfshinë në sherr."- u shpreh Riccardo Jones, personi që regjistroi videon për Telegraph.Efektivët e FBI arrestuan pesë pasagjerët dhe hetuan incidentin por askush nuk u dënua.
/Oranews.tv/