Fusha e parë e tenisit nënujore në botë do të ndërtohet në Dubai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2016, 10:22
Arkitekti polak Krzysztof Kotala nga studio ’8 + 8 Concept vjen këtë herë me një projekt tepër ambicioz: një fushë tenisi nënujore.Kompleksi i tenisiti do të ndërtohet në Gjirin Persik, midis Burj al Arab dhe ishujve Palm Jumeirah.Audienca do të ketë shumë opsione për tu argëtuar si për shembull të shohë një ndeshje tenisi në një nga 7 fushat apo të spinojnë jetën nënujore përmes kupolës masive prej xhami.Duhet thënë se për momentin fusha nënujore është thjesht një koncept në nevojë të investitorëve. Për të gjetur paratë nuk do të jetë e lehtë pasi projekti përballet me shumë sfida inxhinjerike që duken pothuajse të pamundura për tu kaluar.
/Oranews.tv/