Kjo anije është aq e madhe sa duhet GBS-ja për të gjetur dhomat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2016, 20:05
Ajo është një vigan i vërtetë dhe është aq e madhe sa njerëzve që banojnë aty përkohësisht do t’ju duhet që të përdorin GBS-në, (navigator) për të gjetur dhomat përkatëse.Anija më e madhe në botë e ndërtuar ndonjëherë ka nisur udhëtimet e saj në det, të cilësuara si “provë”, ndërsa në maj do të nisë lundrimin e vërtetë.Është aq e madhe sa peshon 224 mijë tonë, dhe është shumë më e gjatë se kulla Eifel në Francë. Është aq e madhe sa ia kalon edhe “Central Park-ut” në Nju Jork. Kostoja e saj e ndërtimit i ka kaluar 800 milionë euro.Lundrimi i saj bëhet nga jo më pak se 3 pilotë, të trajnuar posaçërisht për të manovruar edhe në manovra të vështira siç është dalja nga grykëderdhjet./Ora News/