Lojtari i Chelsea kafshon kundërshtarin në qafë

Lojtari i Chelsea, Diego Costa ka kafshuar në fushë kundërshtarin e tij të Everton gjatë çerekfinales të FA.Video tregon se si spanjolli në fushë i ngul dhëmbët Gareth Barry.Të dy futbollistët shihen duke shtyrë kokat e tyre drejt njëri tjetrin, para se 27 vjeçari Costa, i cili kishte marë më parë një karton të verdhë të kafshonte në qafë Barry-n.Në përpjekje për të shmangur një ndëshkim tjetër golashënuesi i hedh krahët mesfushorit të Everton përmes një përqafimi miqësor.Megjithatë nuk arriti "t’ia hidhte" arbitrit Michael Oliver i cili i dha një karton të dytë të verdhë, të pasuar nga një i kuq, në minutën e 84 të ndeshjes.Diego Costa mori kartonin e tij të parë të verdhë në minutën e 11 për një faull ndaj Barry, të cilin më pas e kafshoi.Pas incidentit Barry u shpreh se “nuk kishte asgjë për tu shqetësuar”,infrmoi menaxheri i tij Roberto Martinez.Costa banner.jpg/Oranews.tv/