Ja si reagojnë këto arinj kur shohin një tullumbac për herë të parë

Ky është momenti qesharak se si tre arinj shohin për herë të parë një tullumbac, dhe padyshim që e shijojnë këtë eksperiencë në maksimum.Video është filmuar nga Xaviera Simons, i cili i pa kafshët kurioze në Parkun Beekse Bergen në Holandë, një nga kopshtet më të mëdhaja zoologjike në Benelux.Klipi tregon se si në fillim njëri prej arinjve afrohet drejt tullumbacit pink dhe e nuhat.Pasi konfirmon se nuk përbën rrezik, të tre arinjë luajnë me të të lumtur.Në fund pasi një ari godet me putër tullumbacin dhe e plas, të gjithë shohin të habitur se ku u zhduk ai.32267DA700000578-0-image-a-37_1457864282179/Oranews.tv/