Mamaja shtatzënë realizon fotot e lindjes duke përfshirë bashkëshortin që vdiq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2016, 17:45
Një foto mund të flasë sa një mijë fjalë, por kjo mama shpreson t’i dhurojë fëmijëve të saj një set të paçmuar fotografik.Nicole Bennet ka përfshirë në fotografitë e lindjes dhe bashkëshortin e saj Deonta, i cili vdiq 2 muaj para datës së caktuar për të lindur foshnjën e saj që mban në bark.Ishte ideja e Deonta për të bërë një set fotografik para 25 marsit,së bashku me djalin e tyre 4 vjeçar Landen.Nicole shpreson që fotot t’i kujtojnë fëmijëve të saj njeriun e mrekullueshëm që ata humbën.“Doja të bëja diçka të veçantë sepse ai ka qënë aty për djalin tim që në ditën e parë”- u shpreh mamaja nga Jackson Mississipi për ABC News.Fotografitë janë realizuar nga Sidney Conley në fund të muajit shkurt.
/Oranews.tv/