Vula antike e gjetur brenda varrit 2 mijë vjeçar

Një vulë zyrtare është gjetur brenda varrit 2 mijë vjeçar të vjetër, në provincën lindore të Kinës, Jiangxi. Vula ka ndihmuar arkeologët të zbulojnë edhe identitietin e personit të varrosur aty. Bëhet fjalë për Markez i Haihun, që ka mbretëruar për shumë pak kohë, vetëm 27 ditë si perandor i Dinastinë Perëndimore Han, në vitin 206 para Krishtit.Xin Lixiang, shefi i panelit të ekspertëve të gërmimit të varrit të Markezit të Haihun, bëri publik lajmin në një konferencë për shtyp në Muzeun e Pekinit.Sipas Lixiang, gjatë gërmimeve të 5 viteve të fundit janë zbuluar më shumë se 400 artefakte, nën varrin 2 mijë vjeçar, nën të cilin besohet se gjenden më shumë se 10 mijë të tilla.Xin që është një nga arkeologët më autoritarë dhe më me dije rreth dinastive Qin dhe Han, tha se ekipi i kërkuesve ka zbuluar një vulë të bardhë në pozicionin e belit të mbetjeve humane.Në të ishin të shkruara karakteret "Liu He", që është emri i markezit, që ishte nip i perandorit Vu, që ka mbretëruar në një nga periudhat më të lavdishme të historisë së Kinës.Varri mbulon një hapësirë prej mbi 40 mijë metra katror dhe në të gjenden 8 varre të vegjël dhe një vendvarrimi për kuajt dhe qerret. Arkeologët thonë se ky vend antik është një vend i pasur me thesare dhe me histori, të Dinastisë Perëndimore Han.archaeologists-have-reason-to-believe-that-the-tomb-owner-is-in-fact-liu-he-grandson-of-emperor-wu1416d08d71204da7b7ae154890c31fa8 da5dbbe1627e4950b5aad0ab2ecf93d1 e401412022bf4e8b8206c912043508c2/Oranews.tv/