Festivali i Jogës, qindra të entuziazmuar do qëndrojnë 7 ditë në Rishikesh

Qindra të entuziazmuar të Jogas nga 70 vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të Jogas, që organizohet tradicionalisht në Rishikesh të Indisë.Rishikesh, që gjendet në ultësirën e Himalajeve pranë lumit Ganges, është një destinacion turistik. Madje atje kanë kaluar disa javë edhe grupi i famshëm "The Beatles".Festivali i Jogas zgjat për 7 ditë me radhë dhe përfshin kurse në 150 stile të ndryshme të jogas sikurse edhe klasa meditimi e filozofie indiane."Në festivalin e Jogas ne riprezantojmë jogën në të gjitha mënyrat, për njerëz të të gjitha kategorive, me aftësi të ndryshme etj" tha instruktori i jogas, Mujhi.Carmen, një entuziaste e jogas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se është shumë e lumtur."Jam shumë mirënjohëse që jam këtu, jam shumë e emocionuar, shumë e lumtur dhe besojeni apo jo, shumë njerëz mendojnë për Indinë si vendi ku ata vijnë dhe gjejnë shpirtin. Por kjo nuk është arsyeja përse jam këtu. Unë mendoj se e kam gjetur shpirtin dhe jam shumë e lumtur këtu, e bekuar, jam vërtet shumë shumë mirënjohëse" tha Carmen.Joga, një disiplinë që daton në qindra vite më parë, ka fituar famë ndërkombëtare, kryesisht dekadën e fundit, si një regjim i shenjtë i mendjes dhe trupit.Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, që praktikon joga dhe mediton çdo mëngjes, ka nxitur përpjekjet në vendin e tij, që ta rrisin praktikën e jogës edhe si një shenjë të eksportit kulturor kryesisht në vendet e perëndimit.Madje, qeveria e Modi ka krijuar edhe ministrinë e Jogës, për të popullarizuar edhe më shumë praktikën antike përqark botës dhe për të rritur më shumë interesin në vendin e tij të lindjes.Vitin e shkuar ai drejtoi qindra vetë në një sesion joge në qendër të kryeqytetit, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Jogës.Në mbrëmje, pjesëmarrësit në festival mblidhen buzë lumit ganges për një ceremoni lutjeje.Kombet e Bashkuara vitin e shkuar e shpallën botërisht 21 korrikun si ditën ndërkombëtare të Jogës.yoga-day/Oranews.tv/