Kamioni i ngarkuar me pemën “gjigante” hedh në lumë burrin në triçikël

Pamje dramatike të filmuara në Kinë tregojnë se si një kamion që mbante një pemë gjigante hedh në lumë një burrë i cili po udhëtonte me triçikël.Aksidenti ndodhi në Shanghai të martën e kaluar kur degët dhe gjethet e pemës, tepër të gjëra për rrugën prekën drejtuesin e triçikëlit që ishte në krahë të kamionit të ngarkuar.Sipas raportimeve lokale, shoferi i kamionit nuk e dinte që kishte një mjet tjetër në krahë të tij derisa ndaloi 5 km nga skena e ngjarjes.Fatmirësisht, drejtuesi i triçikëlit nuk mori dëmtime të rënda.tree1_3586518b /Oranews.tv/