Krijesa si peshkaqen tmerron turistët në Zelandën e Re
Një turist është shokuar së tepërmi pasi zbuloi një krijesë tmerruese detare me sy të mëdhenj në një plazh të Zelandës së Re.Martin Stehlik, nga Republika Çeke ishte duke shëtitur me xhaxhain e tij George Plesky kur pa gjallesën si peshkaqen me bisht të gjatë dhe e fotografoi atë.“Ishte shumë e çuditshme sepse ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, me sy të mëdhenj të zi. Ishte shumë e pazakontë”- u shpreh Plesky për The Northen Advocate.Sipas eskpertit të Departamentit të Ruajtjes së peshkaqenëve Clinton Duffy peshkaqenë shirës gjuajnë larg gjirit dhe shihen shumë rrallë pranë plazheve.Bishti i tyre i gjatë shërben për të lënë pa mëndje prenë e tyre nën ujë, dhe për shkak të gojës dhe dhëmbëve të tyre të vegjël ata konsiderohen të parrezikshëm për njerëzit.
/Oranews.tv/