Poston video të abuzimit seksual të burrit me shërbyesen, gruaja përballet me burgun
Gruaja e Arabisë Saudite poston video të abuzimit seksual të burrit me shërbyesen - dhe tani i duhet të përballet me burgun.Një grua nga Arabia Saudite ka filmuar fshehurazi burrin e saj duke abuzuar në mënyrë seksuale shërbyesen. Gruaja në mënyrë hakmarrëse ngarkoi videon në internet, por tani i duhet të përballet me një vit burg sipas ligjeve të Mbretërisë kundër video-ve hakmarrëse.Në video duket një burrë me rrobat të bardha tradicionale Saudite duke e prekur në çdo pjesë të trupit një grua në kuzhinë. Në një moment kur gruaja po mban një tabaka në dorë, burri përpiqet t'a puthë atë, por ajo i shmanget duke u larguar më tutje. Kjo ngjarje është filmuar fshehurazi nga gruaja e tij, e cila më pas e ngarkoi videon në internet dhe informoi mediat vendase.Gruaja ka shkruar në titullin e videos që minimumi për të dënuar burrin e saj për veprimin që bëri, ishte t'a skandalizonte atë, raportojnë mediat.Avokati Saudit u shpreh se ligji "mbi krimet në teknologjinë e informacionit" parashikon "dënimin e ashpër" për personat, të cilët filmojnë persona të tjerë me pajisje të ndryshme si: smartphone, me qëllim diskreditimin e tyre./Oranews.tv/