Avokatët tjetër grevë, të mërkurën bojkot gjyqeve

Avokatët nga i gjithë vendi do të nisin ditën e mërkurë një tjetër grevë si reagim ndaj rritjes se pagës së referencës.Ndryshe nga greva e parë, e cila ishte një ditore, avokatët këtë herë do ta zgjasin protestën e tyre deri në tri ditë.Gjithashtu Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet ti drejtohet sot edhe gjykatës Kushtetuese ku do të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë.Në grevën e parë u përfshinë të gjithë shkallet e gjyqësorit dhe greva u shtri në të gjithë vendin.Ne gjykata u zhvilluan vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.