Zjarr në qendrën e ndërtuar për azilantë, ovacione nga antiemigrantët në Gjermani
Një ndërtesë e programuar si strehë për emigrantët në Gjermani u përfshi nga zjarri, gjë e cila është pritur me enzuziazëm dhe ovacione nga një grup personash të pranishëm në vendin e ngjarjes.Gjithçka ndodhi në qytetin e Baucernës, teksa flakët kanë dëmtuar thuajse të gjithë pjesën e çatisë së ndërtesës.Forcat e Policisë deklaruan së një pjesë e personave që ndodheshin aty tentuan të bllokonin punën e zjarrëfikësve, ç'ka vonoi edhe ndërhyrjen e tyre.Forcat e rendit gjithashtu theksuan se një pjesë e tyre ndiqte përshkallëzimin e flakëve me shenja të qarta entuziazmi.Dy persona nën efektin e alkoolit përfunduan nën pranga pasi nuk pranonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.Kryetari i Landit të Saksonisë, Stanislav Tillish, i cilësoi këta individë si kriminelë.Fatmirësisht nuk pati të plagosur në kaosin e krijuar pas zjarrit që përfshiu ndërtesën që ishte planifikuar të shtrehonte rreth 300 klandestinë.Vetëm pak ditë më parë një grup protestuesish në qytetin e Klaushnicit bllokoi rrugën, duke mos lejuar autbouzët me emigrantë të mbërrinin në destinacion.Madje, në kor ata këndonin sloganin e famshëm të protestave paqësore të vitit 1989 që rrëzuan murin e Berlinit, "We are the people".Në mënyrë paradoksale përgjegjësi i të gjitha ndërtesave strehuese të emigrantëve në Klaushnic është pjestar i partisë kundër emigrantëve "Alternativa për Gjermaninë".[caption id="attachment_682534" align="alignnone" width="634"]
A fire engine stands in front of a burning building in Bautzen, eastern Germany, Sunday, Feb. 21, 2016. The fire damaged a former hotel that was being converted into a refugee home and two people were detained after hindering firefighters work, police said Sunday, days after an incident in which a mob blocked a bus carrying asylum-seekers in the same state. (Rico Loeb/dpa via AP)[/caption]
[caption id="attachment_682538" align="alignnone" width="634"]
Passerbys look at a burned down roof of a building in Bautzen, eastern Germany, Sunday, Feb. 21, 2016. The fire damaged the former hotel that was being converted into a refugee home and two people were detained after hindering firefighters work, police said Sunday, days after an incident in which a mob blocked a bus carrying asylum-seekers in the same state. (Christian Essler/dpa via AP)[/caption]