Policia e Dibrës e ndjek për armë, 27-vjeçari kërcënon: Do t’ju vras! Arrestohet

Një 27-vjeçar në Dibër ka rënë në pranga të policisë për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të uniformave blu.Në pranga ka rënë Erion Hoxha, banues në Tomin Dibër, (i proçeduar dhe i dënuar disa herë për vjedhje).Policia bën me dije se u vu në ndjekje të tij mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Erion Hoxha, lëviste me armë në automjetin e tij në aksin rrugor Kala e Dodës – Peshkopi.Hoxha sapo ka parë që e ndiqte policia ka dalë nga rruga kryesore, ka dalë nga mjeti me armë në dorë dhe ka kanosur punonjësit e policisë duke thënë: "Mos u afroni se do t'ju vras".Pas rreth një ore negociatash më autorin është bërë e mundur arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i armës automatik model 56 sëbashku me 2 krehëra me nga 30 fishekë.Në cilësinë e provës material, policia bllokoi dhe mjetin tip Opel me targa AA 351 CN me të cilin po lëvizte i arrestuari.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Kanosje serioze për vrasje" , "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt".[caption id="attachment_682511" align="alignnone" width="442"]100 Mjeti me të cilin po lëvizte i arrestuari[/caption][caption id="attachment_682512" align="alignnone" width="411"]200 Armët dhe fishekët e sekuestruar[/caption]88