Spaho: Mesazhi i Sekretarit Kerry, të ecet në rrugën e reformave

Demokratët thonë se i kanë lexuar drejt mesazhet e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë. Nënkryetari Edmond Spaho deklaroi në studion e lajmeve të Ora News, se vizita ishte shumë e rëndësishme në kohën kur vendi ndodhet në udhëkryqin e reformave.Spaho: Për të inkurajuar klasën politike shqiptare që të ecë në rrugën e reformave, të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politikën për tu përshpejtuar integrimi i Shqipërisë.Si një prej 4 përfaqësuesve të opozitës në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Spaho tha se Partia Demokratike dhe John Kerry ndanë të njëjtin qëndrim për përfundimin e reformës në drejtësiSpaho: Reforma duhet të kryhet në mënyrë konsensuale, dhe në lidhje me to ndamë të njëjtin mendim me administratën amerikane dhe me Kerry-n, pra që reforma duhet të jetë konsensuale e bazuar në kriteret më të mira të BE të cilët certifikohen nëpërmjet Komisionit të Venecias.I pyetur për deklaratën e sekretarit Kerry se nuk dëshiron që Shqipëria të jetë shqetësim për korrupsionin si Nigeria", Spaho tha se me ardhjen në pushtet demokratët do ta luftojnë fenomenin deri në rrënjëSpaho: Në një qeverisje të ardhshme të PD, do të kryejmë të gjitha reformat dhe do të marrim të gjitha masat ligjore institucionale, njerëzore në mënyrë që këtij fenomeni ti priten rrënjët dhe ne të mos kthehemi në një demokraci të dështuar sikurse mund të ketë shumë shtete që kanë dështuar në përballje me sfida të tilla.Duke folur për marrëveshjen e opozitës me mazhorancën për Byronë Kombnëtare të Hetimit, numri dy i Partisë Demokratike u tregua strik kur tha se i vetmi variant që do të votojë PD, është varësia e këtij institucioni nga Prokuroria e Përgjithshme.Spaho: Kemi rënë dakord edhe me mazhorancën edhe me ndërkombëtarët që Byroja Kombëtare e Hetimit të funksionojë nën suazën e Prokurorisë së Përgjithshme.https://youtu.be/7KB0nJTIPrk